|
Edmondi
|
 |
« : Prill 18, 2010, 05:31:05 PD » |
|
Vullkani i Islandës, vijon kaosi në Rinas. Shumë fluturime, të anuluara
UPDATE - Pasojat e vullkanit të Islandës vazhdojnë të ndihen ende në vendin tonë, ku ne aeroportin e Rinasit edhe sot jane te pezulluara një sërë fluturimesh.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka anuluar fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubljanë, Rimini, Genova, Torino dhe Prishtinë.
Ndërkohë dje fluturimet e planifikuara për në Romë, Athinë, Bari, Stamboll kanë operuar normalisht nga aeroporti i Rinasit.
Pasagjerët që kanë fluturime tranzit këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre. Sipas njoftimit zyrtar të aeroportit "fluturimet janë anulluar deri në një njoftim të dytë".
****
Pothuajse të gjithë aeroportet e mëdha të Evropës mbeten të mbyllura edhe sot për shkak të shtullungave të mëdha të hirit vullkanik që ka shpërthyer në Islandë dhe ka paralizuar gjithë trafikun ajror të kontinentit.
Miliona udhëtarë të ajrit janë bllokuar të gjithë Evropën pasi rreth 16 000 fluturime u anulluan. Dhe ç'është më e keqja pritet përkeqësim i situatës. "Parashikimet aktuale tregojnë se situata është duke u përkeqësuar gjatë ditës së shtunë", njoftoi shërbimi i trafikut ajror në Angli.
Ndërsa Eurokontrolli, i cili koordinon trafikun ajror në 38 vende të Europës, tha se hiri ishte duke ecur në lindje dhe në juglindje të Europës dhe paralajmëroi për ndërprerje të konsiderueshme të trafikut ajror që shteteve europiane që shtrihen në lindje dhe juglindje.
Në Gjermani të 16 aeroportet ndërkombëtare janë të mbyllura gjatë ditës së shtunë. Në pamundësi për të kapur fluturimet, qytetarët në të gjithë Evropën veriore, kanë kërkuar mjete të tjera të transportit, si trenat, autobusët dhe anijet.
Shërbimi hekurudhor Eurostar tha se kurrë nuk kishte parë kaq shumë udhëtarë në një ditë dhe trenat janë rezervuar plotësisht deri të hënën.
Ndërkohë që shumë udhëheqës të botës do ta kenë të vështirë sot të ndjekin funeralin e Presidentit polak që vdiq në aksident ajror të shtunen e kaluar.
Dalja e fundit e vullkanit ishte më 20 mars, kur një çarje 0.5km e gjatë ishte hapur në anën lindore të akullnajës në Pass Fimmvoerduhals.
****
Hartat satelitore të shpërndara nga agjencitë meteorologjike tregojnë për shtrirje të hirit vullkanik dhe në pjesën perëndimore të Italisë, Turqi, Bullgari, Rumani etj. Kjo situatë ka bërë që krahas vendeve të prekura drejtpërdrejt nga tymi, një numër i konsiderueshëm fluturimesh të anulohen edhe në Greqi, Maqedoni, Turqi, etj.
Krahas humbjeve nga mos zhvillimi i udhëtimit, ndërprerja e fluturimeve ka bllokuar mijëra pasagjerë nëpër aeroporte duke krijuar një gjëndje problematike edhe për kompanitë ajrore të cilët sipas rregullave duhet të rigurojnë akomodimin në raste të tilla.
Më shumë se me mungesën e fushëpamjes për shkak të tymit, rreziku i fluturimit në kushtet kur ka shpërthyer një vullkan ka të bëjë me hirin vullkanik.
Grimcat e vogla të hirit hyjnë në motorin e avioneve duke shkaktuar në mënyrë të menjëhershme fikjen e tyre. Rast i ngjashëm është shënuar në vitin 1982 në Indonezi ku një avion i "British Airways" u rrëzua për shkak te fikjes së motorëve nga hiri vullkanik.
Vullkani "Ejafjallajokull" në Islandë prej 200 vitesh kishte pushuar aktivitetin e tij për të rifilluar të mërkurën duke u bërë shkak edhe për zhvendosjen e qidra familjeve nga zona e rrezikut.
Aeroportet e mbyllura
Milano Bolzano Varshavë Pragë Mynih Shtutgart Frankfurt Këln Kopenghagen Londër Budapest Hamburg Paris
Aeroportet ku fluturohet direkt nga Tirana
Budapest Athinë Londër Bon Frankfurt Xhenoa Parma Milano Liezh Mynih Peruxhia Romë Sofje Vjene Zurih, etj
Fluturimet, gjëndja më keq se në 11 shtator 2001
Nga rreth 28 mijë fluturime që bëhën mesatarisht në ditë në Europë dje janë kryer vetëm 11 mijë
Europa nuk ishte përballur me një paralizim të tillë të trafikut ajror që prej sulmeve ajrore Qendren Tregtare Botërore në Nju Jork në 11 shtator 2001. Konstatimi vjen nga autoritetet ajrore britanike të cilët duket se janë më të dëmtuarit nga kjo situatë.
Madje sipas tyre kjo gjëndje është më e keqe se ajo që ndodhi në 11 shtator 2001 pasi për shkak të bllokimit të trafikut ajror kompanitë e fluturimeve humbin çdo ditë nga 200 milionë dollarë.
Sipas të dhënave të autoriteteve evropiane për sigurimin e aeroporteve deri dje në mbrëmje janë anulluar 17 mijë nga 28 mijë fluturime. Në Gjermani nga 16 aeroporte ndërkombëtare është hapur vetëm ai i Mynihut.
Edhe Austria njoftoi mbylljen e aeroporteve sot. Pothuaj krejtësisht e bllokuar mbetet Evropa veriore. Megjithatë në perëndim të Islandës dhe në veri të Norvegjisë aeroporte të veçanta u hapën sërish. Autoritetet gjermane të sigurimit të aeroporteve parashikojnë bllokime disaditore, edhe nëse aeroportet mund të hapen përkohësisht.
Gjëndja pritet të përkeqësohet gjatë ditës së sotme ku pritet një shtrirje më e gjërë e reve të tymit në pjesën më të madhe të Europës. "Në lidhje me ndëprerjen e fluturimeve kjo situatë është më e keqe se ajo e përjetuar pas sulmeve ajrore në Qëndren Tregtare Botërore në Nju Jork.
Sipas vlerësimeve të deritanishme të gjitha kompanitë ajrore kanë humbje deri në 200 milionë dollarë për shkak të ndërprerjeve të fluturimeve", - shprehet një zyrtar i Aviacionit Civil të Britanisë së Madhe.
Situata bëhet edhe më pesimiste kur vullkanologët parashikojnë një zgjatje në kohë të aktivitetit të vullkanit në Islandë. "Ne mund të themi se rifillimi i fluturimeve do të bëhet pasi të jetë ndërprerë hedhja e hirit vullkanik në ajër.
Por kjo nuk mund të ndodhë deri në një shpërthim final të vullkanit", - shprehet Cilla Sillaio, zyrtar i lartë në Agjencinë Meteorologjike ËMO. Sipas tyre, hedhja në ajër e tonelatave të hirit vullkanik nga vullkani në Islandë mund të zgjasë edhe gjashtë muaj duke paralizuar kështu trafikun ajror në Europë.
"Edhe me kaq sa ka ndodhur kompanitë janë duke u përballur me humbje të konsiderueshme", - shprehen zyrtarët e Aviacionit Civil Britanik. Ndërkaq, shqetësimeve të kompanive ajrore i është përgjigjur Agjencia Europiane e Kontrollit Ajror e cila në prioritet ka sigurinë e pasagjerëve.
E kuptojmë shqetësimin e kompanive ajrore por më shumë se humbjet financiare për ne e rëndësishme është siguria e pasagjerëve", shprehet një zyrtar.
Pasojat e shpërthimit të vullkanit në Islandë nuk po shfaqen vetëm në paralizimin e trafikut ajror por edhe duke përmbytur zonat përreth. Nxehtësia e shkaktuar nga vullkani nënakullnajor ka shkrirë dëborën dhe akujt në zonë duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati.
****
S'ka avion, Berisha iken me tren në Gjermani
Krahas anullimit të disa fluturimeve për në Londër edhe Budapest duke prishur planet e qindra udhëtarëve vullkani islandez ka prekur Shqipërinë edhe në një formë tjetërë.
Kryeministri Berisha ndodhej dje në Bruksel pas dorëzimit të pyetësorit të Komisionit Europian por ndërprerja e fluturimeve nga ky aeroport ka bërë që kreu i ekzekutivit të shohë një mundësi tjetër për të ardhur në Tiranë. Mësohet se Berishës i është dashur të udhëtojë me tren deri në Gjermani për të kapur fluturimin për në Vjenë nga ku do të nisej për në Tiranë.
|