Kallmeti Online
Shtator 10, 2010, 04:06:53 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te dergoni e-mail tek administratori Lek Gjoka ne lgjoka2002@yahoo.com me e-mail tuaj dhe fjalkalimin qe juve e ndryshoni sa te hyne per here te pare.Rregjistrimet nga antaret direkt jane te bllokuera.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)

Blog counters




Ju jeni vizitori(-ja) e 
 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Topi: Perëndia të flase shqip  (Lexuar 106 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 904

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Prill 05, 2010, 12:53:41 MD »

Topi: Perëndia të flase shqip
05/04/2010 15:00

Topi: Perëndia të flase shqip
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekoruar katër krerët e bashkësive fetare në vend me urdhrin “Gjergj Kastriot Skenderbeu” për kontributin e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresën për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit, për forcimin dhe pasurimin e harmonise,  tolerances dhe bashkëjetesës fetare të popullit shqiptar. (UPDATE)

Në këtë ceremoni vlerësimi, kreu i shtetit kujtoi amanetin e klerikut At Zef Pllumbi, se lutja e Zotit duhet të përcohet në gjuhën amtare dhe se feja do të respektojë traditat amtare dhe të ndihmojë në ruajtjen e vlerave të popullit shqiptar

 “Një nga simbolet më sipërore të besimit, të qendresës, të shkrimit dhe të dëshmisë, At Zef Pllumi, na la porosinë që besimi, sa të jetë e mundur, të transmetohet në gjuhën amtare, se kështu fjala e Zotit prek më lehtë mendjet dhe zemrat e njerëzve”, u shpreh Topi.

Presidenti i Republikes është i pari zyrtar i lartë që kërkon mbajtjen e shërbesave fetare në gjuhën shqipe, në një kohe kur Kisha Ortodokse drejtohet nga një prift grek i cili edhe meshat i mban në gjuhën e tij dhe jo në gjuhën shqipe.
Në një kohë kur komuniteti musliman është përfshirë nga debate publike për cështje pronash si dhe përplasje sporadike mes rrymave të caktuara me financime te huaja, kryetari i shtetit e shtriu kritikën e tij diplomatike edhe mbi transparencën financiare të institucioneve fetare dhe izolimin e tendencave fondamentaliste.

“Bashkësitë fetare në vend, ashtu siç kanë bërë deri tani, jam i sigurt që edhe në të ardhmen, nën frymën e traditës dhe të kujdesit për një shoqëri të lirë e demokratike, do t’i izolojnë zërat ekstremistë dhe fondamentalistë në gjirin e tyre, sepse siç e dimë shfaqja e tyre pikësëpari nuk tolerohet nga vetë besimtarët. Në një shoqëri të hapur dhe demokratike, transparenca është marrëdhënie e domosdoshme ndërmjet bashkësive dhe shtetit, në të gjitha aspektet, përfshi edhe aspektin financiar apo të ndihmës së huaj për to, apo detyrime të këtij lloji, që shteti ka ndaj tyre”, theksoi Topi.


Nga ana tjetër presidenti është shprehur se feja dhe shteti janë aleatë të mirë me njëri-tjetrin për të ardhmen e vendit, per ta cuar me tej harmoninë fetare si një vlerë e cmuar e shqiptarëve ndër popujt e Ballkanit. Ne ceremoninë e dekorimit të katër krerëve të bashkësive fetare në vend ishin të pranishem përfaqesues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.11 | SMF © 2006-2008, Simple Machines LLC XHTML 1.0! CSS!