|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Shkurt 22, 2010, 08:56:00 MD » |
|
Ish-truproja i Azemit kërkon strehim politik » Dërguar më: 22/02/2010 - 12:17
Tedi Blushi
Marjan Gryka, ish-truproja personal i deputetit të vrarë Azem Hajdari, kërkon strehim politik në Greqi. Ai pretendon se familja e tij rrezikon tashmë eliminimin fizik nga qeveria shqiptare, apo sikundër e cilëson ndryshe "regjimi i Berishës". Gryka ka udhëtuar drejt shtetit fqinj në fillim të muajit shkurt, ku me të mbërritur në aeroportin e Athinës, ka nisur procedurat e kërkesës për azil politik jo vetëm për vetë por edhe për bashkëshorten dhe tre fëmijët. "Dua nga shteti dhe drejtësia shqiptare një përgjigje pse nuk rihapet dosja 'Hajdari', por kam frikë se e vetmja përgjigje që do të marr, do të jenë plumbat", kanë qenë disa nga fjalët që 39-vjeçari ka Shkodra u ka thënë autoriteteve policore greke. Ai kërkon imunitet për familjen, pasi pretendon se nuk ka më garanci nga policia dhe strukturat kombëtare të sigurisë shqiptare. Eliminimi fizik Është hera e parë që ish-truproja i Azem Hajdarit kërkon strehim politik në një shtet të huaj. Por, jo e para herë që ai pretendon publikisht se ndihet i kërcënuar me jetë nga qeveria aktuale dhe nga ato që i ka cilësuar si "struktura të errëta pranë Partisë Demokratike". Në prononcime të tij për mediat rreth një muaj më parë, Gryka ka shprehur hapur rrezikun që i kërcënohet nga politikanë të lartë të maxhorancës aktuale, që sipas tij janë të implikuar në "vrasjen e shekullit". Edhe pse ka shtuar se ai nuk ka asnjë konflikt personal që do t'i bëhej shkak për organizimin e një sulmi ndaj tij. "Kam kërkuar hapjen e dosjes 'Hajdari', një kërkesë shumë normale, pasi një gjë e tillë është një faktor kryesor për hyrjen e Shqipërisë në BE. Por nuk e kam kërkuar hapjen e dosjes për të gjetur vrasësit. E kam kërkuar që të gjenden personat që e kanë organizuar vrasjen e tij", është shprehur kohë më parë ish-truproja personal i liderit të dhjetorit. Marrëdhëniet me Berishën Gryka nuk ka ngurruar në asnjë moment të fajësojë edhe kryeministrin Sali Berisha për ngjarjen e rëndë të 12 shtatorit 1998, ku mbeti i vrarë deputeti i Partisë Demokratike. Madje, ai i ka dërguar në tetor të vitit 2008 edhe një letër prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, ku kërkon rihapjen e hetimeve për dosjen "Hajdari" e në mënyrë të veçantë, thirrjen e kryeministrit Berisha në pozicionin e akuzuesit dhe dëshmitarit. "Të trajtoni në pozicionin e akuzuesit dhe dëshmitarit, shtetasin Sali Ramë Berisha, me pozicion politik kryetar i PD-së dhe akuzues konkret publik në momentin e vrasjes së Azem Hajdarit, shtetas ky që aktualisht është me detyrë kryeministër. Ky qëndrim është përgjegjësi e Juaja zonja Prokurore e Përgjithshme dhe duhet realizuar. Kanë kaluar afro 10 vjet nga kjo vrasje dhe ende shtetasi Sali Ram Berisha nuk ka pranuar të dëshmojë dhe të firmosë denoncimin e tij publik për vrasësit realë, të cilët i ka deklaruar përherë në media dhe takime publike me demokratët. Madje, ky ka qenë qëndrimi i tij përballë ligjit, por që nuk është realizuar edhe pse PD dhe Berisha, për afro 3 vjet janë në pushtet", ka shkruar Gryka mes të tjerash në letrën drejtuar kryeprokurores Ina Rama.
|