Kallmeti Online
Shtator 10, 2010, 05:37:12 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te dergoni e-mail tek administratori Lek Gjoka ne lgjoka2002@yahoo.com me e-mail tuaj dhe fjalkalimin qe juve e ndryshoni sa te hyne per here te pare.Rregjistrimet nga antaret direkt jane te bllokuera.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)

Blog counters




Ju jeni vizitori(-ja) e 
 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Seksi, pasioni zgjat 10 minuta  (Lexuar 116 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 904

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Korrik 01, 2010, 06:51:05 PD »

Seksi, pasioni zgjat 10 minuta


Seksi, pasioni zgjat 10 minutaTIRANE-Keni ndërmend të kënaqni partnerin tuaj me një maratonë tantrike, e cila zgjat orë me radhë? Mos u mundoni, pasi me shumë mundësi nuk do ia vlejë mundimi. Marrëdhënia ideale zgjat 10 minuta. Maksimumi mund të zgjasë 13 minuta. Përtej këtij limiti, pasioni dhe vëmendja fillojnë të bien duke ia lënë vendin mërzisë. Në çdo rast, para se të bini në shtrat, jepini vetes një moment pushimi, pasi mesa duket, partneri është një shkak stresi më i madh se shefi juaj. Sipas një studimi të kryer nga 50 studiues të "Society for Sex Therapy and Research" dhe e publikuar në "Journal of Sexual Medicine", marrëdhënia ideale zgjat 10 minuta, kohë në të cilën vëmendja ndaj partnerit është shumë e lartë dhe përqendrohet te kënaqësia, por pas këtij intervali truri fillon të "bredhë" diku tjetër. Sipas studiuesve (psikologë, terapistë çiftesh, mjekë, asistentë socialë që në vitet e fundit kanë analizuar raste të shumta të çifteve me probleme seksuale ), dy minuta janë shumë pak për një marrëdhënie seksuale, 3-7 janë një kohë e pranueshme, por të kalosh 13 minuta është me të vërtetë shumë. Raport ideal pra zgjat nga 7-13 minuta. Një nga kërkuesit, Eric Corty, psikolog i "Penn State University" ka pohuar se "shumë njerëz besojnë tek fantazia e një nate seksi të stërzgjatur. Shpresojmë që studimi ynë të inkurajojë meshkujt dhe femrat të kenë pritshmëri më reale".
Marrëdhënia
Në çdo rast, që një marrëdhënie të funksionojë, është e nevojshme që partnerët të jenë të qetë, të çlodhur dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Gjë që duket shumë e vështirë për studiuesit e "Lancaster University", sipas të cilëve partneri shkakton një stres më të madh se punëdhënësit, veçanërisht për femrat. Kërkimi ka anketuar rreth 3.000 femra e meshkuj dhe ka zbuluar që janë pikërisht partnerët shkaku kryesor i shtimit të stresit tek të dyja palët. 58% e të anketuarve janë përgjigjur se partneri është përgjegjës për shtimin e stresit kundra 42% që thonë se janë punëdhënësit ata që shtojnë stresin. Sipas studiuesve, kriza ekonomike ka qenë një tjetër faktor për rritjen e stresit në ambientet shtëpiake. Cary Cooper, studiues, thotë se "një nga strategjitë që përdorin njerëzit në çift është të inatosen me partnerin për të shfryrë dufin". Si përfundim, në qoftë se ndjeheni të lodhur dhe keni nevojë të çlodheni dhe të qetësoheni, mendoheni mirë si të organizoni pushimet: të shkosh në zyrë, ndonjëherë është më relaksuese sesa të rrish me partnerin në shtëpi
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.11 | SMF © 2006-2008, Simple Machines LLC XHTML 1.0! CSS!