|
Edmondi
|
 |
« : Shtator 30, 2009, 11:22:01 PD » |
|
Shkodra merr çmimin e parë të Festivalit Folklorik, 2009
• Juria e Festivalit vlerësoi me çmimin e parë Qarkun e Shkodrës; me çmime të dyta qarkun e Gjirokastrës dhe Grupi Kosova 2; me çmim të tretë Qarku i Elbasanit dhe i Lezhës. Festivali Folklorik i Gjirokastrës është një nga evenimentet më të rëndësishëm jo vetëm në fushën e folkorit Version multimedial i ketij lajmi
GJIROKASTËR- Qarku i Shkodrës u shpall fitues i edicionit të 9-të, të Festivalit Kombëtar Folklorik Gjirokastër 2009 në mbyllje të koncerteve 6-ditore në kështjellën e lashtë të qytetit, mes qindra spektatorëve, grupeve pjesëmarrëse, ekspertë, etj. Në skenën e madhe të festivalit u ngjitën edhe artistët profesionistë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës dhe të qarqeve të tjera në vend. Cmimet Juria e Festivalit vlerësoi me çmimin e parë Qarkun e Shkodrës; me çmime të dyta qarkun e Gjirokastrës dhe Grupi Kosova 2; me çmim të tretë Qarku i Elbasanit dhe i Lezhës. Me çmime për grupe zhanresh u nderuan si orkestra më e mirë në veglat tradiconale Qarku i Dibrës me Orkestrën e Matit, për sazet orkestrina e muzikës popullore qytetare të Qarkut të Korçës, për iso-polifoninë labe Grupi i Vlorës; për iso-polifoninë toske Qarku i Beratit për Iso-polifoninë e Skraparit; për ritualin më të mirë i festivalit folklorik kombëtar Qarku i Tiranës, për vallen më të mirë të burrave Qarku i Fierit me Vallen e Brezave, për grupin më të mirë të valleve të grave Qarku i Durrësit me vallen e Fluturave, për paraqitjen më të mirë të veshjeve popullore Grupi i Kukësit dhe për diversitetin kulturor Vallja e Dropullit, Grupi i Gjirokastrës. Çmimin e parë për individë e morën rapsodët më të mirë të FFK, Sherif Dervishi dhe Myfterin Uka (Dibër); Intepretuesi më i mirë e FFK, Benis Lekdodaj me vallen Çame ((Vlorë); Lahutari më i mirë i FFK, 99 vjecari Gjok Nanaj, Lezhë; për këngëtimin e "këngë majekrahut" Grupi i Tropojës; për instrumentisti më të mirë të FFK në (aerofone) Zog Sheta, si instrumentisti më i mirë i FFK në (kordofone) Aurel Qirio, këngëtarja më e mirë e FFK, Eleni Mërkuri i grupit të Himarës, (Vlorë) dhe këngëtari më i mirë i FFK, Veiz Koçiu i grupit të Lazaratit (Gjirokastër). Natën e fundit konkuruan grupet e Qarkut të Dibrës, Grupi III i Kosovës dhe grupi i qarkut të Gjirokastrës. Pjesmarrja Festivalin Folkorik Kombëtar morrën pjesë 24 grupe nga 12 qarqe të vendit, 6 prej të cilave grupe artistike jashtë konkurimit, ansamble folklorike nga shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, arbëreshë të Italisë dhe të diasporës shqiptare në SHBA. Për 6 ditë me radhë 1200 artistë popullorë shpalosën para artdashësve folklorin e pasur të trevave shqiptare, artin e mrekullueshëm të thesarit të trashëgimisë sonë shpirtërore. Festivali Folklorik i Gjirokastrës është një nga evenimentet më të rëndësishëm jo vetëm në fushën e folkorit, por në gjithë organizimet artistike me shtrirje mbarëkombëtare. Duke qenë i tillë, ai ka krijuar një traditë të pasur, e cila ndër vite e dekada ka ardhur duke u rritur masivisht e cilësisht. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968. Pas këtij festivali, në kalanë e këtij qyteti, çdo pesë vjet u zhvilluan rregullisht këto manifestime të papërsërishtme të artit popullor shqiptar deri në vitin 1988. Vetëm në vitin 1995, Festivali Folklorik Kombëtar u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit, ndërkohë që në vitin 2000 FFK u rikthye përsëri në qytetin e Gjirokastrës. Festa Nën ndriçimin e fishkezjarrëve shumëngjyrëse, përfaqësuesit e grupeve fituese festuan së bashku me publikun mbylljen e festivalit, që zbriti më pas në çdo rrugë e sokak të qytetit që për një javë përjetoi eventin më të madh kulturor mbarëkombëtar. Në natën e fundit të festivalit ishin të pranishëm zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ambasadori i SHBA në Tiranë, John. L. Ëithers II, ambasadoria e Francës në Tiranë, Maryse Daviet, drejtues të pushtetit vendor të Gjirokastrës, etj. Pas ndarjeve të çmimeve ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, përshëndeti artistët dhe organizatorët dhe deklaroi zyrtarisht të mbyll Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009.
|