Kallmeti Online
Shtator 10, 2010, 04:51:35 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te dergoni e-mail tek administratori Lek Gjoka ne lgjoka2002@yahoo.com me e-mail tuaj dhe fjalkalimin qe juve e ndryshoni sa te hyne per here te pare.Rregjistrimet nga antaret direkt jane te bllokuera.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)

Blog counters




Ju jeni vizitori(-ja) e 
 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Lezha, dy nete per "Shtegtaret...  (Lexuar 733 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 904

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Gusht 15, 2009, 01:04:31 PD »

Lezha, dy nete per "Shtegtaret..."

E Premte, 14 Gusht 2009

Merita e Bashkise se qytetit verior eshte se per te IV-tin vit rresht qyteti i Lezhes behet epiqendra e nderimit te emigranteve. "Dita e Shtegtareve" tashme eshte kthyer ne tradite nga bashkia e qytetit dhe ajo do e kremtoje dhe me maratonen e Kenges Popullore me bashkepunimin e KLAN-it



Kur filloi kater vjet me pare, te gjithe menduan se do te ishte nje nga shume aktivitetet kulturore jo jetegjate ne Shqiperi. Por, ajo i kaloi permasat e nje aktiviteti te thjeshte dhe sot eshte nje dite, qe i kushtohet krejtesisht emigranteve. "Dita e Shtegtareve" tashme eshte kthyer ne tradite nga bashkia e qytetit te Lezhes dhe ajo do e kremtoje dhe me maratonen e Kenges Popullore ne bashkepunimin me KLAN. Ne nje fare menyre, ajo eshte bere dhe nje detyre e pervitshme e Bashkise se qytetit te Lezhes, per te nderuar dhe per te afruar ne nje dite djemte dhe vajzat emigrante, tashme te shnderruar ne qytetare te nderuar te shteteve te huaja. Shume prej tyre kane vite qe jane larguar, por fale tyre qyteti eshte forcuar ekonomikisht, ndersa ardhja e tyre si pushues eshte nje moment perkujtimi jo vetem i vuajtjeve, por edhe shpreses se perbashket per ndryshim. Festa fillon diten e sotme me 14 korrik dhe do te vazhdoje dhe te shtunen me nderimin ne monumentin e Shtegtarit. Eshte nje axhende e tere, qe tregon nderimin e qytetit per kete feste. Lezha si qytet dhe Bashkia ne menyre te vecante po tregon se eshte e hapur dhe e predispozuar per t'iu qendruar sa me afer te gjithe atyre qe punojne e jetojne jashte vendit. Krijimi i atmosferes festive do te behet sot nga grupi i valltareve te vegjel, qe nen drejtimin e koreografit te talentuar Gazmend Golemi, do te performojne ne rruget e qytetit. Koncerti festiv i organizuar nga Bashkia Lezhe, me mbeshtetjen e fuqishme te biznesit vendas, do te vazhdoje ne oret e para te darkes duke i lene vendin me pas maratones se kenges popullore. Kjo e fundit, jo vetem, do te kumboje fuqishem ne kete nate festive, por do te tregoje dhe permasat e verteta te tradites. Adi Hila dhe bashkepunetoret e tij te perhershem, Pandi dhe Bledi Laco, do te rikthejne ne "Diten e Shtegtareve", Maratonen e Kenges Popullore 3. Vec tyre, aktore te njohur te skenes e humorit si Behar Mera e Rita Lati dhe personazhi i njohur i spektaklit te Portokallise "Gjini", do te interpretojne ne kete skene te qytetit. Atmosfera festive do te vazhdoje me kengetare te muzikes se lehte si: Aleksander Gjoka, Eneida Tarifa, Klajdi Musabelliu, Mariza Ikonomi, Gjergj Jorgaqi etj. "Bashkia Lezhe, fton te gjithe emigrantet dhe familjet e tyre te jene pjesemarres ne kete nate festive. Ejani te gezojme se bashku ne qender te qytetit, nen tingujt e muzikes se te gjitha llojeve dhe me zerin e artisteve me te mire shqiptar. Ejani te festojme! Te gjithe jeni te mirepritur!"-eshte shprehur kryetari i bashkise, z.Viktor Tusha.



Programi i Festes se Shtegtareve, 14-15 gusht, ne Lezhe



E premte, dt. 14 gusht

0ra: 19.00 - 21.00

Sheshin Kryesor i Qytetit

Spektakel Artistiko-Festiv "Shega Lezhjane", me artistet me te mire te Ansambleve Folklorike te Qarkut Lezhe.



E shtune, dt. 15 gusht

Ora: 09.00 -10.00

Sheshin Kryesor i Qytetit

Koncert Festiv i Orkestres Frymore te Qytetit Lezhe



Ora: 10.00-10.30

Ceremonia perkujtimore ne Monumentin e Shtegtarit

Atmosfere Festive nga Grupi i Valleve



Ora: 10.30-11.00

Ceremonia e inaugurimit te vepres monumentale ne nder te poetit At Gjergj Fishta (Nderi i Kombit)



Ora: 11.00-12.00

Koncert Klasik & Teater Poetik ne Memorialin Skenderbeu



Ora: 12.00-12.30

Koktej per te ftuarit



Ora:12.30

Vizite ne Galerine e Arteve Figurative te Lezhes, vepra te autorit lezhian ne emigracion, Pjeter Koleci



Ora: 20.00-21.00

Sheshi i qytetit

Koncert Artistik me kengetare te grupeve te muzikes rinore te Q.K Lezhe



Ora: 21.00-04.00

Sheshi kryesor i qytetit

Maratona e Kenges Popullore Shqiptare
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.11 | SMF © 2006-2008, Simple Machines LLC XHTML 1.0! CSS!