Kallmeti Online
Shtator 06, 2010, 11:35:45 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te dergoni e-mail tek administratori Lek Gjoka ne lgjoka2002@yahoo.com me e-mail tuaj dhe fjalkalimin qe juve e ndryshoni sa te hyne per here te pare.Rregjistrimet nga antaret direkt jane te bllokuera.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)

Blog counters




Ju jeni vizitori(-ja) e 
 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Detyrimet e ambasadave tona per emigrantet  (Lexuar 421 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 405

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Gusht 09, 2009, 05:24:14 MD »

Ligjet i kane bere ne rregull por asnjera ambasade shqiptare ne itali nuk te ben asgje po nuk i dhe leke.Keto te ambasadave jane bere si sheiket e naftes duke vjedhur shtetasit e tyre.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 897

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Gusht 09, 2009, 03:16:33 MD »

Detyrimet e ambasadave tona per emigrantet
09/08/2009 08:00

Detyrimet e ambasadave tona per emigrantet
Perfaqesite diplomatike te Republikes se Shqiperise jane te detyruara qe te ofrojne nje seri sherbimesh per emigrantet shqiptare jashte vendit. Por jo te gjithe shqiptaret qe jane merguar per nje jete me te mire i shfrytezojne keto perfaqesi per te zgjidhur nje pjese te halleve te tyre.

Lidhjet

Nder detyrimet qe perfaqesite  tona diplomatike duhet te ofrojne per bashkatdhetaret eshte edhe ne rastet kur keta te fundit humbin lidhjet me familjaret e tyre ne Shqiperi. Ne nje situate te tille, shtetasit mund t’u drejtohen kurdohere perfaqesive diplomatike dhe konsullore te Republikes se Shqiperise per te vendosur lidhjet me familjaret e tyre ne atdhe. Perfaqesite shqiptare marrin persiper njoftimin e familjareve permes Ministrise se Puneve te Jashtme. Per kete arsye, dhenia e informacioneve te sakta dhe te mjaftueshme eshte me rendesi. Edhe familjaret mund te kerkojne ndihmen e Ministrise se Puneve te Jashtme, qe permes perfaqesive te Republikes se Shqiperise jashte vendit te vendosin lidhje me te afermit e tyre. Duhet pasur parasysh qe ne keto raste perfaqesite nuk mund te sigurojne informacione, nese shtetasit per te cilet interesohen, qendrojne ilegalisht ose jane te burgosur dhe jane shprehur negativisht per kontaktimin me ta. Rendesi te madhe ka dhenia nga ana e te interesuarve e informacioneve te sakta rreth familjareve dhe te njohurve te tyre.

Veshtiresite

Por emigrantet mund te drejtohen per ndihme prane perfaqesive te tyre edhe kur gjenden ne veshtiresi ne shtetin e huaj. Veshtiresite me te cilat mund te perballen shtetasit jane te natyrave nga me te ndryshmet. Per çdo rast ata mund t’u drejtohen perfaqesive te Republikes se Shqiperise per t’u keshilluar apo per te kerkuar ndihme. Perfaqesite nga ana e tyre duhet te ndihmojne shtetasit ne rastet kur ata kane probleme dhe veshtiresi, gjithmone duke respektuar legjislacionin e vendit prites.

Arrestimet

Kur shtetasit shqiptare jashte  vendit ndalohen ose arrestohen nga autoritetet policore te vendit prites ata kane te drejte dhe duhet t’i drejtohen menjehere perfaqesise perkatese per te kerkuar ndihme apo keshille. Prandaj eshte e keshillueshme qe ata perhere te dine kur jane jashte shtetit, se si mund te kontaktojne me ambasaden me te afert, pra te pakten te kene siguruar me pare numrat e telefonit. Kur arrestohen, ata nuk duhet te pengojne njoftimin e ambasades shqiptare, nese pyeten per kete nga policia vendase, gjithmone nese deshirojne te mos shkeputin kontaktin. Autoritetet e huaja, ne respektim te deshires se personit, nuk lejojne asnje lloj shkembimi informacioni me shtetin shqiptar, edhe ne rastet ekstreme kur familja kerkon medoemos vendosjen e kontaktit. Shtetasit e arrestuar mund te kerkojne nga perfaqesia diplomatike te rekomandohen per avokate mbrojtes, persona te pershtatshem vendas. Perfaqesite mund te ndermjetesojne mes shtetasve dhe autoriteteve policore.

Vdekjet

Ne raste vdekjesh, familjaret ose te afermit e nje shtetasi qe ka humbur jeten, me banim ose jo jashte shtetit, vene ne dijeni per ngjarjen, perfaqesine me te afert diplomatike apo konsullore ne shtetin perkates dhe deri ne momentin e transportimit te trupit per ne atdhe mbajne lidhje te vazhdueshme me perfaqesine shqiptare. Shteti shqiptar merr persiper me mjetet e tij transportin e shtetasve te vdekur vetem ne disa raste: Per persona qe jane derguar me sherbim ose mjekim shendetesor nga shteti; per punonjesit e perfaqesive diplomatike; per raste te veçanta, sipas kerkeses se bere nga institucione, njesi te qeverisjes vendore apo shoqata te ndryshme.

Dokumentet

Ambasadat tona mund t’i ndihmojne shtetasit shqiptare edhe ne rastet kur ata kane humbur dokumentet e tyre. Megjithate, duhet pasur parasysh se jo per çdo dokument te humbur mund te garantohet ndihme. Sipas rasteve, nga ambasadat mund te sigurohen dublikate, mund te dokumentohet humbja ose, pas verifikimeve
me organet e tjera shqiptare, mund te leshohen vertetime, deklarata etj. Shtetasit mund te kontaktojne ambasadat kur kane nevoje per dokumente te posaçme. Nga perfaqesite tona diplomatike ne bote nuk garantohet leshimi i dokumenteve te gjendjes civile, patentave, deshmive te penalitetit, deftesave shkollore etj. Per dokumente te caktuara eshte e nevojshme qe paraprakisht ambasadat te verifikojne te dhenat e shtetasve prane organeve perkatese shqiptare dhe vetem pas verifikimeve te nevojshme mund te behet i
mundur leshimi i dokumenteve, vertetimeve, apo llojeve te tjera te akteve zyrtare.

Legalizimi

Nje tjeter detyrim i perfaqesive tona jashte vendit eshte ofrimi i ndihmes per shtetasit shqiptare edhe ne rastet kur ata kane nevoje per legalizimin e dokumenteve te huaja, si dhe perkthimin e tyre. Si rregull, dokumentet e huaja te leshuara per t’u paraqitur prane organeve shqiptare duhet te legalizohen paraprakisht nga ambasadat shqiptare perkatese. Ne funksion te marreveshjeve ku aderon Shqiperia dhe reciprocitetit, mund te lejohet legalizimi i drejtperdrejte i dokumenteve, ose legalizimi i tyre ne ambasade, vetem pasi ato te jene legalizuar me pare nga Ministria e Jashtme e vendit prites. Per disa procedura te caktuara si ato te lenies se shtetesise eshte e nevojshme qe edhe perkthimet e dokumenteve te legalizohen ose te noterizohen. Ambasadat ne keto raste bejne legalizimin e perkthimeve, te kryera nga perkthyes te licencuar ose te njohur ne vendin prites. Nuk legalizohen dhe nuk pranohen perkthime te personave te tjere fizike apo juridike.

Pasaportat

Pajisja me pasaporte e qytetareve shqiptare merret persiper nga perfaqesite shqiptare me kusht qe qytetari te paraqese nje certifikate me fotografi dhe 4 fotografi te njejta me ato te certifikates. Perfaqesia i garanton pasaporten qytetarit brenda tre muajsh. Ne rastet kur qytetari deshiron ta siguroje me shpejt pasaporten, ai duhet te hartoje ne perfaqesi nje prokure te posaçme, me ane te se ciles i delegon zyrtarisht te drejten e ndjekjes se procedures se nxjerrjes se pasaportes prane komisariateve te policise nje personi sipas zgjedhjes se tij.
Ne kete rast, procedura ndiqet nga vete qytetari.

Ky informacion eshte bere  i mundur ne kuader te projektit “Mbeshtetje per zbatimin e Strategjise Kombetare per Migracionin ne Shqiperi”, financuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria italiane dhe zbatohet nga IOM dhe qeveria shqiptare.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.11 | SMF © 2006-2008, Simple Machines LLC XHTML 1.0! CSS!