Kallmeti Online
Shtator 06, 2010, 10:43:43 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te dergoni e-mail tek administratori Lek Gjoka ne lgjoka2002@yahoo.com me e-mail tuaj dhe fjalkalimin qe juve e ndryshoni sa te hyne per here te pare.Rregjistrimet nga antaret direkt jane te bllokuera.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)

Blog counters




Ju jeni vizitori(-ja) e 
 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Lotaria amerikane, pergjigjet vetem me poste  (Lexuar 402 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 897

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Qershor 14, 2009, 10:56:35 MD »

Lotaria amerikane, pergjigjet vetem me poste
14/06/2009


Lotaria amerikane, pergjigjet vetem me poste
Posta Shqiptare ka vendosur te mos i publikoje me listat e fituesve, qe per shume vite jane bere pjese e pandashme e gazetave ne Shqiperi.

"Duke filluar qe nga ky vit, Posta nuk do t‘i publikoje me emrat e fituesve, sepse kjo metode prek privatesine e personave", u shpreh per gazeten "Shqip" zedhenesi i Postes Shqiptare, Bruno Gjymshana. Ai tregoi gjithashtu se prej disa ditesh, nga ana e postes ka nisur shperndarja e zarfeve te ardhur nga Kentaki neper adresat e lena nga qytetaret ne aplikimet e tyre per Lotarine Amerikane.

Nga burime te tjera mesohet se perpara disa muajsh, ka pasur nje kerkese nga autoritetet e Ambasades Amerikane ne Tirane, per te ndaluar publikimin e emrave te fituesve te lotarise, pasi kjo bie ndesh me ligjin amerikan per privatesine.

Publikimi i emrave te fituesve te lotarise bie ndesh gjithashtu edhe me ligjet shqiptare, te cilat garantojne fshehtesine e korrespondences. Madje nje e drejte e tille sanksionohet ne nenin 36 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ku thuhet shprehimisht se: Liria dhe fshehtesia e korrespondences ose e cdo mjeti tjeter te komunikimit jane te garantuara.

Por kjo e drejte kushtetuese e shtetasve shqiptare u neglizhua per gati nje dekade, per shkak te pamundesise se Postes Shqiptare per te kryer me sukses dergimin e cdo zarfi ne adrese dhe sidomos per shkak te problemeve me sistemin e adresave, qe mbetet i pazgjidhur sot e kesaj dite.

Gjithsesi, me nderhyrjen e Ambasades se Shteteve te Bashkuara, qytetaret shqiptare kane fituar te drejten te marrin privatisht informacionin ne lidhje me Lotarine Amerikane, pavaresisht se per shkak te problemeve te siperpermendura nuk ka garanci se secili fitues do te njoftohet.

Nga ana tjeter, Posta Shqiptare, me ane te zedhenesit te saj, jep garanci se cdo zarf i lotarise do te mberrije ne adresen qe eshte dhene nga vete fituesit ne momentin e aplikimit.

Nderkohe, ne faqen zyrtare ne internet te "Diversity Visa Lottery" sqarohet se per rezultatet e perzgjedhjes rastesore te fituesve te fazes se pare te lotarise do te njoftohen vetem fituesit, ndersa te tjeret nuk do te njoftohen ne asnje forme.

Shqiperia dhe Nepali kane qene deri vitin e shkuar te vetmet vende ne bote qe publikonin ne shtyp apo ne internet listat e fituesve te Lotarise Amerikane, si forma me e sigurt per te mos u privuar fituesve te drejten e informimit per shkak te problemeve te sistemit postar.

Shqiperia ka hequr dore tashme nga kjo metode dhe aplikantet kane vetem nje mundesi informimi: nepermjet postes.

Lista me emrat e fituesve te Lotarise Amerikane nuk disponohet as nga ambasadat apo konsullatat e Shteteve te Bashkuara, prandaj nuk eshte e nevojshme te telefonohen zyrat e informacionit ne keto perfaqesi. Te gjitha njoftimet do te dergohen vetem me poste te rregullt ne periudhen nga maji deri ne korrik.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.11 | SMF © 2006-2008, Simple Machines LLC XHTML 1.0! CSS!