Kallmeti Online
Shtator 10, 2010, 04:56:48 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te dergoni e-mail tek administratori Lek Gjoka ne lgjoka2002@yahoo.com me e-mail tuaj dhe fjalkalimin qe juve e ndryshoni sa te hyne per here te pare.Rregjistrimet nga antaret direkt jane te bllokuera.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)

Blog counters




Ju jeni vizitori(-ja) e 
 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: REQUIEM PER NJE GJETHE 2 (16 poezi ) nga Kolec Traboini  (Lexuar 580 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 904

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Nëntor 02, 2009, 02:37:47 MD »

TRABOINI - Lirika neper bote e neper vite

Traboini, vere 2009


QELIZA FAJTORE

Ajo cfare ndjej ne kete cast per ty
tek e ndan vehten si fileto rostoje
te gjesh te verteten brenda qelizave fajtore
dhe atyre te panjollosura prej dobesise se zemres
te gjesh filosofine e shkakut e te pasojes
qe sjell katastrofen e mendimit
e ngrehinen e moral-pamoralit e shemb
me nje grusht...

...ajo cfare ne shpirte me shtyn tek ty
kur ben klasifikime mire e keq
ndikuar prej normave qe vene moralistet
(ndaj te treteve e jo ndaj vetvehtes dhe te dashurave
me te cilat bejne seks ne tryezen e zyres
duke u vene nen vithe Kodin Civil)
se gjoja ti meriton primin e rostove te pamira
ngase shpirti yt flutron ne qiej, por here-here
ke trillin te zbulosh mistere njerezore
packa te ndaluara - qofte dhe ferrin...

...ajo cfare me ben te vuaj per ty
eshte pamundesia e kthimit ne invers te jetes
per te takuar diku ne vajzeri,
per te prekur gjirin tend me petal trendafili
per t'a ndjere frymemarrjen prane gjoksit tim
per te shkuar bashke drejt vetezhgenjimit
si galaktita e diellit drejt kaosit shkon
verbtazi, ne clirim prej jermit te vet
duke na rrembyer edhe ne
ne ciklit e tjetersimit...

...ajo qe me ben te mos ndahem nga ty
nuk eshte nenkrejca e moralit atrofik
as dashurickat qe mund te kesh bere
ne kete bote ku njeriu e pranon mashtrimin
per hire te miklimeve qe trupit i sjell
por dic tjeter e brendeshme qe perjashton epshin,
por e ndez tmerrsisht flaken e deshires
te fle lakuriq e te bej seks me ty. Le ta quajne
po deshen dhe orgazma e mendimit,

...ajo cfare me bashkon fatalisht me ty
nuk ka te beje me deshiren e trupit
as me dy mollet e ndaluara ne gjoksin e Eves,
qe pervelon Adamet e vjeter a te rinje
por me vullnetin e hyjnise qe ty te krijoj
sipas ciklit te riprodhimit e jo te perseritjes
pra ti ne kete bote vec nje here ke lind
dhe une do te isha eremit tragjik
po te kisha lindur ne kohra te tjera
jashte kohes tende...

...ajo cfare te tjeret nuk arrijne ta kuptojne
ne esence te flirteve tona qendron
si deshira per vetdjegie ne kete univers harrimi
me pasione arti qe perjetesisht shfaqen
si atome-diej qe duan te rizgjohen
brenda dy qelizave pafajesisht fajtore
qe zoti i krijoj krejt ndryshe prej te tjerave
e njerezimi i perjashton prej kanoneve.

NEN ZERO

Ngrice. Minus 20 grade nen zero ne North Amerika,
u ngri Liqeni i Micinganit e Niagara mezi merr fryme...

E megjithate tej e pertej liqeneve veriore
ndjej te zgjohen tingujt e nje violine
e kristalet e akullit nisin te thyhen
brenda qenieve njerezore.

Koncerti i Vivaldit "Ne kater stine" te jep shprese
se pranvera troket prap tek njeriu.


NUK TE LE TE LAGESH NE SHI

Mua shiu me pikon ne shpirt e jo ne xham
kur te shoh ty perjashta te rrish
nen pullaze qe renkojne pikellueshem ne kalldram,
ndaj te therras te bej strehez - ne shpirtin tim
te rrish.

Ne mos ardhsh brenda - une perjashta do te vij
Nuk te le te lagesh vetem ne shi!

JETA NDRYSHE

Kur bie ne dashuri ke tjeter vizion
gjerat kur ecen rrugeve i sheh me nje sy tjeter
te duken ndryshe, sepse ne jeten tende dhe timen
ka hyre nje dimension i ri, kam hyre une - ke hyre ti.

Ashtu sic desheron rrezet e diellit ne dimer
njeriu gjithnje prane vehtes desheron nje tjeter
qe mbase fizikisht i mungon, por kurre nuk resht
e nuk lodhet nga kerkimin per ta gjetur...

Fale teje, fale mjellmave qe te zbriten
nga qiejt e te ulen bute ne zemren time
diellin te Tiranes i them "Tungjatjeta!"
Tungjatjeta jetes qe jetohet ndryshe.

___________________________
TRABOINI - Lirika neper bote e neper vite

Librat me poezi te Traboinit
gjenden ne shitje ne Librarine "Agolli, Tirane.


ANTOLOGJIA - PORTAL  AVT
“Poezia eshte e folura percart e perendive.” - Platon
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 904

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Mars 30, 2009, 12:09:01 PD »




REQUIEM PER NJE GJETHE 2 (16 poezi )

YJ MBI KITARRË

Sa herë zbres viseve të ngrohta
e shoh kodrina me portokalle e ullinjë
më bëhet se netëve andaluziane
pikojnë frutat e pikëllimit
e nga qielli rrëzohet një planet-lotë
për Frederiko Garsia Lorkën.

Sa herë zbres në vendet mesdhetare
më shfaqet një hënë e përgjakur si patkua
e një krifë yjesh të ekzekutuar mbi kitarrë.

2004


KAINI

Më ndiqte pas kudo që mbështesja kokën,
në çdo shtëpi që hyja e gjeja në portë,
nuk më lypte gjë, as më jepte,
veç me shihte thellë me një shikim të rrëmtë.

Më vinte keq- kisha dhëmbje për hijen,
si çdo shpirt njerëzor e ftoja në shtëpi,
as hynte, as dilte, aty rrinte, me vështrim
përhumbur në dëborë e shi.

U mësova tërë jetën me këtë fytyrë
Gjithmonë e paqeshur e çerevrarë
e s'do ta zbuloja kurrë enigmën e tij,
sikur një natë, një thikë të mos kisha marrë.

Më i rëndë se plaga ish mendimi
në pragun e përgjakur tek hiqesha zvarrë,
para se dora ti vriste një tjetër
shpirtin e vet do ta këtë vrarë.

U ktheva ta shihja kush ishte pas meje
teksa plaga më rridhte gjak në errësirë,
më foli fytyra e murrët tek skremitej:
"Ti duhet të vdesish se je i mirë!"

Kishte dalë nga bibla kjo fantazëm
e nëpër shekuj bënte zanatin e vjetër.
Hija fshehu thikën nën pelerinën gri
e shkoi e zuri vënd nën një strehë tjetër.

E pyetën Abelin në parajsë
"A do që fati të ketë kthim e ndrrim?"
I mbledhur kruspull prej dhëmbjes, tha:
"I falem Zotit që s'më bëri Kain!"

2004


REQUIEM PËR NJË GJETHE

Ra një gjethe mbi stol një ditë vjeshte,
kur në lulishten e qytetit tim isha vetëm.
Nuk e di pse më erdhi e ç'donte të më thoshte
e ç'note muzikore kish sjellur me vehte.

E lashë të këndonte vokalica si vajzë
që nga mësimet e liceut kish ikur,
por fryjti një erë djallëzore e ftohtë
e këngën ja nderpreu papritur.

Frymën e fundit la në dorën time
me një tingull të verdhë, të venitur.

15 prill 2005


A BËN TË SHKOHET NË PARAJSË,
ME SHKARPË?

I them vehtes ndonjë herë edhe kështu:
A bën të shkohet në parajsë me këtë shkarpë të vjetër,
që as Shën Pjetri nuk e pranon në botën tjetër?

Ka që thonë bën,
ka që thonë s'bën,
ka që thonë edhe bën edhe s'bën.
Tu bi non tu bi - mor zotni....

Në hall unë - në hall edhe Shën Pjetri.
Kërkuam ndihmë tek shënjtori që më ka dhënë emrin,
Shën Kolli.
- Po nuk erdhe me këpucë të reja - më thonë -
nuk ke vend në parajsë, s'e lejon protokolli...

Qaj me bot unë, po nuk pyet për lotë Shën Pjetri,
rradha e të pasurve për të hyrë në parajsë është e madhe;
titullarë, ministra, presidentë, burra shtetesh që tundin dhenë
e shkarpës sime kurrkush nuk ja ka ngenë.

Jam në hall, a të vdes a të mos vdes,
dhjetëmijë dollarë do vetëm një qivur
e për aq pare, shkarpen time dot s'e shes
as sot dhe askurrë…

9 Maj 2005


SHPRESAT MËKATARE

Eremiti këngëtar
vraponte pas diellit të ftohtë verior
e në moment dallgëdisje,
theu xhamat e një dritarje
me dëshirën e zjarrtë
të rrëmbejë diellin e reflektuar
gabueshëm,
si diell i vertetë.

E kështu,
në një çast të përzier
tundimesh e ëndërrimi,
bashkë me xhamat ku reflektonte dielli
theu edhe thierzat e shpirtit të vet.

Eremitët këngëtarë
kurr nuk e prajnë marrakatjen
nëpër erërat e shpresave mëkatare.

6 Prill 2004


PARTITURAT E SHIUT

Ikën trombat, violinat, kontrabasët,
dirigjenti, spektatorët madje edhe portjerët.

Ikën të gjithë - nuk mbet njeri,
Butrinti rroposet në shi.

Po unë çfarë dua në mes të statujave?
Mbase jam një violinçel i lagur
që dikush nga orkestra e harroi,
një djall e di.

Le ti bie këtij violinçeli
derisa hëna të zbresë me drapërin e artë
për të korrur grunajat e yjeve të shpresës,
që pikëllojnë mbi statujat e mbytura të liqenit
si në një pellg lotësh prej tremijë vjet.

Përmes litarëve të shiut,
violinçeli i lagur i shpirtit tim
hap partiturat e Mozartit
e derdh tinguj në qiellin e Butrinit.

Në përëndim deti qetëson valët
e patat e egra ikin drejt Korfuzit.
Të vetmit spektator në amfiteatër
heshtja dhe ti.

Ti Dea - unë Mozarti.
Eja të lagemi në shi!


DHELPRA DHE KORBI
- version modern -

As unë jam korb,as ti je djath
e as dhelpra nuk ka...
rrekët ta genjejë vehten njeriu,
por Ezopi plak i del perpara
dhe i bie njeriut të pabindur
me një çomange në kokë
e gunga - i kthehet menjëherë në dhelpër
e mosbindja - i varet pas si bisht i gjatë
oborrtarësh të devotshem të mosdijes.

- Nuk e dua djathin -thotë Korbi i gjorë-
se gjithmone ma hanë dhelprat!
Po ja japin me zor e ai s'ka ç' të bëjë,
historia duhet shkruar e dhelprat duhen ngopur...


NUK JAM ZOTNI

Hiqe para meje fjalën Zotni,
nuk dua që në mes nesh të ketë molla të ndalueme.
Të mos kisha veshur këto rroba me xhepa të grisura,
do të më quanin lakuriq e kurrgjë tjetër.

Falë Zotit,
i kam dy rrecka mbi kurriz, por nuk jam Zotni,
nga ata që kerkojnë ta blejnë qymyrin bashkë me ty.


KUAJT

Në ëndërrime shoh gjithnjë kuaj
tufa-tufa tutje perëndimit
e më ndizen në mendja masakrat e gjakut
kur i vranë - në emër të përparimit.

E rrihnin dikur një kalë në Firence
se barrën e rëndë dot s'ngrinte,
Niçja i tronditur rrembeu kamxhikun,
pronarin e kalit nisi të rrihte.

Niçen zëmërdhëmbshur e çuan në çmëndi
e pronari vrau kalin e vjetër,
teknika s'kishte të ndalur drejt përsosjes
natyra gjithnjë në sensin tjetër.

Tanimë kurrkund nuk gjen kuaj
nëpër fushat e lëndinat e kësaj bote,
veç nëpër bronxe legjendash mburravece
e në gara kalorsiake idiote.

2004


LETARGJI DIMËRORE

Përse kjo letargji dimërore e tejskajshme?
Pse kjo heshtje e gjatë - tmerrësisht e pafundësisht e gjatë,
nën borëra që shtresëzojnë njëra-tjetrën,
e hejt e akullit varen prej qiellit duke lotuar mbi sytë e ëndrrave,
që flenë nën qëpalle të mbyllura në letargjinë e dimrit?!

Pse kjo shurdhëri drithëruese si brënda murevë të qelqët?
Përse ky memecllëk që i kafshon gjuhën mendimit?

Kjo letargji dimërore që na ka pushtuar mua dhe ty,
mbase dhe të tjerët - tërë hemisferën veriore,
mos do të thotë se brënda nesh, eh, brenda nesh,
si në një shpellë akulli - fle një ari prej bore.


NË KËTË FUND...

Në këtë fund, pa fund e gjej vehten
gjethe e rënë mbi supin tënd, në vjeshtë.
Shkunde supin, mikja ime, le të rrëzohet e të bjerë,
pylli ka gjethe të tjerë...


NJË GUR

Është punë e kotë të kerkosh me xhelozi
në dashuritë e njeriut,
që shfaqet si mozaik ngjyra-ngjyra në një mur,
ti për atë mund te jesh e kaltra,
por e verdha, bluja e kuqja nuk bëhësh dot kurrë.

Një dashuri nuk mund ta bëjë njeriun,
ashtu si mozaikun nuk e bën dot një gur.


ELEKTROSHOK

Heshtja jote më shtyn të mendoj,
(nëse në greminat e trurit tim
ka mbetur ende ndonjë qelizë racionale),
se ti përballë meje je Dr.Frojdi
e unë përballë teje Pacienti çakërrdisur ,
që llomotit përçartje dashurie
deri në infinit.

A e përdorte elektroshokun Frojdi?!

2004



SËRISHT

Ja sërisht po del dielli. U rizgjova.
Si Feniksi u rishfaqa nga hiri i kujtimeve.

Mesaduket nuk humba. Jam këtu
në qerren e pritjes së gjatë - qëkurse është krijuar bota,
qëkurse ti ke lindur, qëkur u krijua legjenda murimit,

legjenda e diellit që ndrron kahen e lëvizjes
sa herë dashnorët e braktisur ribien në dashuri....


MACJA

Mace e kolme mos e gervish pragun
nuk të lë të dalësh në rrugë kurrësesi
e mos mi gozhdo sytë me lutjen e ikjes
se në rrugën e Durrësit është një maçok i zi...

Të duket ledhatar ai dreq maçoku
që punon shef mëlçish në dikaster
po thonë jashtë shtetit shkonte bordelleve
e kam frikë se Sidë prej tij merr.

Mace e kolme mos e gërvish prakun
e hiqe mendjen nga ai maçok dreq,
më mirë shih daca nudo në ekran
si gratë e emigrantëve djegur për seks.

Tani vdekja rri fshehur dhe në brekë,
ç'na gjeti moj mace, ç'na gjeti,
kurrgjë nuk prodhohohet në vend
edhe Sida na vjen nga jashtë shteti.


ATHINA

Jetoj në Athinë në këtë qytet stërmadh
ku nënkrejcja e të sotmes dremit tek lashtësia
e s'ja kam zili as Romës e as Parisit
e as qyteteve nordike nga Anglia.

Shaloj trolet e vjetra si kuaj të lodhur,
që heqin udhën me gervimë,
e për pak çaste ndodhem në "Zapia"*
ku taksixhijtë e lodhur si çakej ulurijnë.

Në mu tektë të dëgjoj erë suflaqi,
shijen e athët të birrës, a kallamari të freskët.
shkoj në Pire tek Tavernaqi**,
e më tej, në mu kristë,
në Kesariani vete, në Kolonaq shkoj e rri
për shtat palë qejfe.

Në dua botën ta mbledh në kuti
si në një fall magjie jevgash bukuroshe,
a të shoh dekoratat e carëve,
a fytyrën e Leninit të zi,
ja thek vrapit në Monastiraq
ku pazari behët pa kufi.

Atje shoh fytyra që veç një hërë i kam parë
mesdhetarë, që nuk e di nga vinë e nga shkojnë,
por veç me fytyra të njohurish më ngjajnë
dhe fytyra ime me të tyren, me siguri, ngjasojnë.

E rri e mendoj tek rrëkëllej birrë të freskët,
që athinasit "prasino" i thonë,
po s'më lë xha Jani, pronari i lokalit,
Kalimera kirje Niko. Ine fresko.***
Ta mbush dhe një herë.- Ej ç'dreq njeri!

Po mbushe Janaqi, mbushe! Eci ine pazari, afendiko.***
E sërisht mendimet më rrjedhin si lumë:
"Mos u bëj pishman që jeton në këtë qytet
që vuan nga pagjumësia, ashtu si ti e si unë."

Gjithmonë në Athinë më vinë pyetje të çuditëshme
që nuk kanë të bëjnë me nacionalizma,
as meditjet-para, a kopracinë e pronarëve,
por për enigmën e lashtë,
pse të gjithë Helenat bjonde janë të bukura.

E ku tjetër në botë mund të më lind kjo pyetje
veçse në Athinë në lagjën Plaka****
kur dielli pa marrë adhje
shkon të flërë në Olimp
e yjet Parthenonit i zbresin tek koka.

Nuk jam pishman, jo. Athinën e dua.
Kryeneçen e bukur të kolme si grua.
Tek porta e Akropolin, në muzg, një njeri,
me fantazohet Diogjen me qiri...

2004

* Pallati me emrin e labovitit Vangjel Zhapa.
** tavernë e vogël në Pire
*** Mirëmengjez z. Niko. Janë të freskëta
**** pranë Akropolit
*****leje

K.Traboini, "REQUIEM PER NJE GJETHE", Tirane 2005
« Ndryshimi I Fundit: Nëntor 02, 2009, 02:38:49 MD nga Kallmeti & Lek Gjoka » Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.11 | SMF © 2006-2008, Simple Machines LLC XHTML 1.0! CSS!